Maloku për ofedimin e veteranëve të UÇK-së: Runa Zot prej trushpërlarëve

Aktuale

Maloku për ofedimin e veteranëve të UÇK-së: Runa Zot prej trushpërlarëve

Më: 23 janar 2023 Në ora: 19:02
Fadil Maloku

Profesori i Sociologjisë, Fadil Maloku, ka reaguar pasi një mergimtar ka ofenduar veteranët e UÇK-së, duke i quajtur hajna.

Përmes një postimi në Facebook, Maloku pyet se si është e mundur që ofendohet UÇK-ja nga injorantët dhe trushpërlarësit ideologjik.

“Ruana Zot nga injorantët dhe trushpêrlarësit ideologjik”, ka shkruar ai.

Më pas ai ka shpjeguar kuptimin e këtyre dy termeve.

Postimi i tij i plotë:

Ruana Zot (po a fyhet UÇK-ja?!) nga injorantët dhe trushpêrlarësit ideologjik!

Injorantët, në jetën tonë sociale (që i katapulton drejtpërdrejt; injoranca politike!) janë një "komunitet" sociologjik, të cilët i kemi mjaft aktiv dhe me bollëk, gjithandej në ambientet tona socio-politike, kulturore, etj.. Edhe ky grupim sikurse servilët, janë ambientuar, e besa edhe familjarizuar aq shumê në jetën tonë politike e sociale, sa tani si "produkt", i kemi bë edhe për "eksport"….!?Veçantia identifikuese e injorantit tonë lokalist (që mbanë edhe "certifikatë" paramendoni!)të lëshuar nga "ushtria digjitale", është aftësia e tij me u akomodua dhe shpëjtësi drite! Poashtu, shquhet edhe me aftësinë e akomodimit të shpejt social dhe me konvertimin e sigurt moral. Si individ; Ai të fyen kur e shoqëron; të shan kur e braktis; të mban borxhli nëse të jep diçka dhe tregon mosmirënjohje nëse i jep diçka; të tradhton nëse ia beson një sekret; të akuzon nëse të tregon një sekret…!

2. Si grup social, ata bëhen shpejt mospërfillës dhe mosmirënjohës; të ashpër dhe të vrazhdë, kur pasurohen; mohues të haptë ndaj mirësive dhe dhuntive…, kur varfërohen; e teprojnë tejmase, kur lumturohen, ndërkaq, trishtohen kur u humbet torua dhe shpresa! Ky soj njerëzish, sot edhe publikisht doli të demonstroj në skenë, si injorancën ashtu edhe trushpërlarjen e tij të turmës. Sepse; si ka mundësi me degjenerua kaq shpejt vlera (e UÇK, që atëbotë kur doli në skenë na i dridhi zemrat dhe na i qiti lotët e gëzimit!?) me sublime e fundshekullit të kaluar, ku shqiptarët e Kosovës, e demonstruan edhe publikisht në skenën botërore mbrojtjen e të drejtave të tyre kombëtare e qytetare!?

3. Popujt tjerë (si serbët p.sh.) o trushpërlarës, me rrena dhe me mite e ndërtuan dhe po bëjnë përpjekje ta rindërtojnë shtetin dhe kombin e tyre!? E ne me njerëz që ende i kemi të gjallë, e me gjitha ato 15.000 viktima (që i bie: 45.000 litra gjak shqiptari u paguan në "trezorin"e lirisë!?), po e zhbëjmë sot me rrugaçëri e me demonstrim publik ndaj këtyre vlerave!?

O Zot i madh, jepu mend injorantëve dhe trushpërlarësve!i

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat