PDK publikon video përmbledhëse për aferën milionëshe të Martin Berishajt

Aktuale

PDK publikon video përmbledhëse për aferën milionëshe të Martin Berishajt

Më: 24 janar 2023 Në ora: 14:09
Pamje nga video e PDK-së

Partia Demokratike të Kosovës ka publikuar një video që flet për “aferën”, e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Sipas PDK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e mbron ambasadorin Berishaj. Megjithatë sipas tyre, “përkundër përpjekjeve, e vërteta nuk do të mund të fshihet”.

“Historia e aferës milionëshe e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, akuzat e ngritura ndaj tij, mbrojtja e pakuptueshme dhe e dyshimtë nga krerët institucional, lidhja me Kryeministrin Kurti dhe financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në postimin e PDK-së.

“Çka ka Albini, kallëzon Martini”.

Kjo fjali sipas PDK-së pasqyron më së miri skandalin e madh financiar prej miliona eurosh në të cilin është përfshirë ambasadori Berishaj e që siç thotë PDK-ja mediat ndërkombëtare e lidhin me kryeministrin Kurti dhe me financimin e fushatës së LVV-së.

Shikoni më poshtë videon e plotë:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat