​Në Bruksel, u mbajtën konsultime politike mes ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja shteteve

Aktuale

​Në Bruksel, u mbajtën konsultime politike mes ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja shteteve

Më: 25 janar 2023 Në ora: 16:23
Foto nga vendngjarja

U mbajtën konsultimet politike mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës

Kështu ka bërë të ditur ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës përmes një njoftimi ku mes tjerash theksohet se, nën drejtimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për Marrëdhënie Bilaterale, ambasadorit Jeroen Cooreman, sot në Bruksel, u mbajtën konsultimet politike mes ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja shteteve.

Përgjatë konsultimeve u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive të të dyja vendeve dhe u shqyrtuan mundësitë për lehtësimin e mëtutjeshëm të këtyre zhvillimeve. Në takim u diskutua edhe për reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës dhe u shpreh gatishmëri për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave të mira.

Zëvendësministri Ahmeti falënderoi ambasadorin Cooreman për mbështetjen e Belgjikës për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë që këto dy organizata kanë për mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.Tema të tjera në këtë takim ishin edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe situata në rajonin e Ballkanit, nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse mbi Ukrainën”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat