Dosja- Grupi “Porosia”, morën 4 mijë euro për ta gjuajtur me koktej molotovi “Sirius Wine”

Aktuale

Dosja- Grupi “Porosia”, morën 4 mijë euro për ta gjuajtur me koktej molotovi “Sirius Wine”

Më: 25 janar 2023 Në ora: 16:25
Driton Sylejmani

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të arrestuarve si të dyshuar për përfshirjen në një grup kriminal që në këmbim të parave kryente vepra të ndryshme penale.

Sipas dosjes thuhet se të dyshuarit, Driton Sylejmani, Xhevdet Mehanja, Hysni Hoxha dhe Tefik Shalaku kanë kryer vepra të ndryshme penale si vrasje në tentativë, detyrim, lëndim i rëndë trupor, zjarrvënie dhe armëmbajtje.

Në dosje përshkruhet se i dyshuari Driton Sylejmani kishe marrë/pranuar 4 mijë euro në këmbim të djegies së biznesit “Sirius Wine”.

Të dyshuarit kanë sulmuar me koktej molotovi objektin e lartcekur në Prishtinë.

Porosia tjetër që ka marrë/pranuar I pandehuri Driton Sylejmani nga persona NN për momentin dyshohet se është hedhja e një koktej molotovi ne biznesin Sirius Wine SH.P.K. në këtë biznes janë pronar A.R me 40% te aksioneve F.R me 40% te aksioneve dhe N.D me 20 % të aksionioeve për këmbim shumën prej 4 mijë euro”, thuhet në dosjen e siguruar nga Gazeta.

Po ashtu në muajin tetor, grupi i njëjtë kishte tentuar ta privonte nga jeta biznesmenin Fatlum Verbocin i cili është bashkëpuntor me njërin nga aksionarët e Sirius Wine, A.R.

“Në muajin Tetor 2022 ka ndodhur në fshatin Sllatinë, Fushë Kosovë ku është tentuar të privohet nga jeta e me ç’rast është plagosur me armë zjarri F.V, I cili ka qenë bashkëpuntor me A.R në biznesin e sigurimit fizik”, thuhet në dosje.

Po ashtu Driton Sylejmani së bashku me të dyshuarin Xhevdet Mehanja kishin marrë 10 mijë euro nga i dyshuari Hysni Hoxha që ta privonin nga jeta  V.D i cili ishte miku (vëllai i gruas së djalit) i këtij të fundit.

Një e tillë sipas Prokurorisë së Prishtinës ishte planifikuar të ndodhte që nga shtatori i vitit 2022.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Driton Sylejmani, nga muaji shtator 2022 deri në momentin e arrestimit ka pranuar porosi nga persona të ndryshëm për të kryer veprat penale në këmbim të të hollave, të cilat i ka kryer në bashkëkryerje me të pandehurit Xhevdet Mehanja, Tefik Shalaku, Hysni Hoxha, të cilët po ashtu janë arrestuar, dhe sot u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Veprat i kanë kryer edhe me një person tjetër me inicialet N.N.

Një porosi të tillë të pandehurit Driton Sylejamni, Xhevdet Mehanja e marrin nga i pandehuri Hysni Hoxha që në këmbim të shumës prej 10 mijë eurove të privohet nga jeta me armë zjarri personi i quajtur V.D. nga Fushë Kosova, i cili është vëllau ish-gruas së djalit të Hysni Hoxhës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat