Musliu: Sa ka punu PDK për dy vjet, VV as vija të bardha s’ka shtru

Aktuale

Musliu: Sa ka punu PDK për dy vjet, VV as vija të bardha s’ka shtru

Më: 26 janar 2023 Në ora: 00:26
Ganimete Musliu

Kritika të ashpra e akuza në drejtim të pushtetit, ka bërë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu, qeverisjen e Albin Kurtit e ka quajtur mjerim të vendit.

Ajo tha se sa ka ndërtuar infrastrukturë PDK-ja përgjatë dy viteve sa ka qenë në pushtet, VV-ja as vija t’bardha s’ka shtruar.

“Ne kemi punuar sa kemi mujt. Këta janë duke e shkatërruar atë që e kemi ndërtuar ne. Unë flas edhe për të kaluarën. Kjo qeverisje është mjerimi i këtij vendi. Promovimi i fukarrallëkut të vendit. Sa ka punuar në infrastrukturë PDK-ja për dy vjet, ky (Albin Kurti) as vija të bardha s’ka shtru. Mos të flasim për rritje të pagave. Kur janë rritur pagat për mësuesin, profesorin etj. Kemi një qeveri të papërgjegjshme. Është shkërputur prej realitetin në Kosovë”, tha Musliu në Prime Time. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat