AAK: Të ndalen mashtrimet, qeveria ta shfuqizojë vendimin për rritje të tatimit në pronë

Aktuale

AAK: Të ndalen mashtrimet, qeveria ta shfuqizojë vendimin për rritje të tatimit në pronë

Më: 29 janar 2023 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të shfuqizohet aplikimi i rivlerësimit të fundit dhe faturat për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022.

Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare, AAK-ja ka thënë se propozimi për faljen e tatimit në pronë për 100 euro përveç që është mashtrim, është edhe antiligjore.

“Kjo nismë është antiligjore, sepse Ligji për Tatimin në Pronë është i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe vetëm kuvendi ka të drejtë ta ndryshojë ose të falë borxhet e tatimit në pronë”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Kujtojmë, se këtë propozim e ka bërë ministri i Financave, Hekuran Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat