Milazim Krasniqi: SHBA mund ta mbajë Kosovën nën kontroll edhe pa partneritet me qeverinë

Aktuale

Milazim Krasniqi: SHBA mund ta mbajë Kosovën nën kontroll edhe pa partneritet me qeverinë

Më: 29 janar 2023 Në ora: 14:58
Profesori universitar, Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar tashmë në kohën kur përplasjet mes Qeverisë Kurti dhe Amerikës janë shtuar më shumë.

Krasniqi në Facebook ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja Kosovën mund ta mbajnë në kontroll pa pasur partneritet me Qeverinë e Kosovës. 

Ai ka thënë se kjo mundësohet me marrëveshjen ushtarake-teknike të 9 qershorit 1999 dhe rezolutës 1244.

“SHBA përkatësisht NATO-ja Kosovën mund ta mbajnë nën kontroll dhe në sferën e vet edhe pa partneritet me qeveritë e Kosovës. Këtë gjë ua mundëson në mënyrë absolute Marrëveshja Ushtarake-Teknike e 9 qershorit 1999 dhe rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit e 10 qershorit 1999, të cilat nuk e kanë asnjë afatizim dhe faktikisht asnjë kufizim të imponimit të vullnetit e pushtetit.” – ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat