Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Hagë për ish-krerët e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Ai ka thënë se edhe ky vendim është politik.
Sipas tij, Specialja duhet të merret me skandalet e prokurorisë së Dhomave të Specializuara që ju dolën nga zyrat e tyre në Hagë.
“Ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht që nga themelimi i saj, ashtu e konsiderojmë se Gjykata Speciale është gjykatë politike. Në vend se të hetohen skandalet e prokurorisë së dhomave të specializuara që ju dolën nga zyrat e tyre në Hagë, gjykata vazhdon me vendim politik ndaj krerëve të OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar Klinaku.