Hoti prezent në Lutjet e Mëngjesit: Ngjarje unike me figura të respektuara

Aktuale

Hoti prezent në Lutjet e Mëngjesit: Ngjarje unike me figura të respektuara

Nga: N.E. Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 15:42
Ish- kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish- kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washignton.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se është ndjerë i nderuar që ka qenë prezent në në mesin e qindra zyrtarëve nga shumë vende.

Ai këtë ngjarje e ka quajtur unike, gjersa ka shtuar se ka mbledhur së bashku liderë nga e gjithë bota e figura të respektuara për tu lutur për nevojën që kemi për njëri-tjetrin dhe për të mirat e përbashkëta.

Postimi i plotë:

Lutjet e Mëngjesit në Washignton nisën me fjalën hapëse të Presidentit Biden dhe Presidentit Zelenski.

I nderuar që jam prezent në mesin e qindra zyrtarëve nga shumë vende. Kjo ngjarje unike ka mbledhur së bashku liderë nga e gjithë bota e figura të respektuara për tu lutur për nevojën që kemi për njëri-tjetrin dhe për të mirat e përbashkëta.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat