Vdes infermierja nga Kosova

Aktuale

Vdes infermierja nga Kosova

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Oda e Infermierëve të Kosovës njofton për vdekjen e infermieres Nazmije Pllana.

OIK shkruan se infermierën do ta kujtojnë si punëtore dhe një humaniste që kishte “vyrtyte të larta njerëzore dhe gjithmonë ishte e gatshme që gjithë pacientëve t’ju ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm”.

Postimi i plotë i OIK:

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve me rastin e vdekjes të Infermieres Nazmije Pllana.

Lajmi për vdekjen koleges tonë Nazmije Pllana, na ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë.

Andaj, do ta kujtojmë si një infermiere punëtore dhe një humaniste që kishte vyrtyte të larta njerëzore dhe gjithmonë ishte e gatshme që gjithë pacientëve t’ju ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm.

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.

Image
Nazmije Pllana
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat