Sa fluturime u realizuan për në Turqi nga Prishtina që nga tërmeti? Flasin nga aeroporti

Aktuale

Sa fluturime u realizuan për në Turqi nga Prishtina që nga tërmeti? Flasin nga aeroporti

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 15:43
Pamje pas tërmetit në Turqi

Tërmeti me magnitudë prej 7.8 ballësh që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës, ka të ngjarë të jetë një nga më vdekjeprurësit këtë dekadë, sipas sizmiologëve. Numri i viktimave tashmë ka kaluar shifrën 11 mijë.

Që nga ajo ditë nga aeroporti i Tiranës, Prishtinës e Shkupit janë realizuar disa fluturime për në Turqi, shumë pasagjerëve në tentim për tu siguruar që familjarët e tyre janë mirë.

Media ka kontaktuar me zëdhënësen e aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara në lidhje me fluturimet e realizuara për në Turqi që nga e hëna.

Ajo tha se janë realizuar tetë fluturime gjithsej.

“Kanë qenë tetë fluturime në total, pra po flasim për datën nga 6 deri më sot”, ka thënë Gara.

E pyetur se a është anuluar ndonjë fluturim për shkak të tërmetit, Gara tha se nuk ka ndodhur diçka e tillë.

“Ju njoftojmë se nuk ka pasur ndonjë anulim nga fluturimet e Stambollit me arsye te tërmetit ne Turqi”, tha ajo.

Në anën tjetër, media ditën e djeshme ka raportuar për pritjet e gjata që qytetarët janë dashur të ju nënshtrohen në aeroportin e Shkupit për në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat