Ekipi i FSK-së, ka arritur të nxjerr nga rrënojat një fëmijë të moshës 2 vjeçare

Aktuale

Ekipi i FSK-së, ka arritur të nxjerr nga rrënojat një fëmijë të moshës 2 vjeçare

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 19:02
Foto nga vendngjarja

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë, në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare.

Po ashtu bëhet e ditur se janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja.

"Ekipet tona gjatë operacionit që janë duke realizuar kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë.

Të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë", thuhet në njoftimin e dërguar nga Zyra e informimit Publik të FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat