Hoti për videon e VV-së: Propagandë për mashtrim të publikut

Aktuale

Hoti për videon e VV-së: Propagandë për mashtrim të publikut

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 17:27
Avdullah Hoti

Sot Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një video përmes së cilës ka kritikuar qasjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës sa i përket ekonomisë.

Për këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se për video ka pritur që LVV-ja të tregojë sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar e sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, por siç thotë ai, jo.

“Prita se është ndonjë video që tregon sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar, sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, sa ka qenë rritja ekonomike, sa është reduktuar inflacioni nga politikat e Qeverisë?! Por, JO!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Sipas Hotit, video e LVV-së ishte propagandë për mashtrim të publikut.

“Ishte video për të vetmen gjë që dinë ta bëjnë — propagandë për mashtrim të publikut”, ka thënë ai.

Në video e Vetëvendosjes thuhet që LDK-ja po mburret me akademikët, derisa akuzoi këtë parti për propozimet për daljen nga kriza.

Ata shtuan se “doktorët” e LDK-së, me propozimet e tyre dëshiruan që ta shkatërronin sistemin pensional të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat