“Videot nuk mbulojnë dështimet dhe skandalet e Qeverisë”, Bajrami e LDK-së i kundërpërgjigjet VV-së

Aktuale

“Videot nuk mbulojnë dështimet dhe skandalet e Qeverisë”, Bajrami e LDK-së i kundërpërgjigjet VV-së

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 18:05
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së dhe njëherësh ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur videos më të fundit të Levizjsës Vetëvendosje.

Në video VV-ja ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për qasjen e saj në ekonomi.

“Ekonomia e LDK-së në shërbim të grupeve të interesit”, kështu është edhe titulli i videos së Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia në pushtet ka thënë se LDK-ja ka tentuar ta shkatërronte sistemin pensional në Kosovë, duke e krahasuar me shkatërrimin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat