Tahiri: Opozita të lë inatet e të bëhen bashkë për një zgjidhje në dialog

Aktuale

Tahiri: Opozita të lë inatet e të bëhen bashkë për një zgjidhje në dialog

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 22:59
Arta Tahiri-Beqa

Politologia, Arta Tahiri-Beqa ka kritikuar opozitën për, siç tha ajo, qasje jokorrekte ndaj Qeverisë në çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

Tahiri tha se opozita duhet lërë inatet personale e politike e të bëhen bashkë për një zgjidhje.

“Ne mund të flasim sa të duam për mënyrën e qeverisjes së Kurtit dhe dikasteret të cilët po udhëhiqen, në çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe presionit të vazhdueshëm që po e ka nga ndërkombëtarët si dhe mosfleksibilitetin që po e ka me palën serbe, dhe ndërkohë që më shumë sesa inatet personale e politike dhe rruga që duhet të ndjekin çdo subjekt politik në këtë çështje e cila është shumë jetike për Kosovën duhet të bëhen bashkë dhe të bëjnë një zgjidhje”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, nuk mund të flitet publikisht për diçka që nuk është në fazën përfundimtare dhe që është në bisedime

“Kërkohet transparencë nga opozita. Nuk mund të flitet publikisht për diçka që nuk është në fazën përfundimtare dhe e dyta është në bisedime”, përfundoi Tahiri-Beqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat