Deklarohet Çitaku: Escobari e Lajçaku nuk negocion me opozitën, Kurti përfaqëson Kosovën në dialog

Aktuale

Deklarohet Çitaku: Escobari e Lajçaku nuk negocion me opozitën, Kurti përfaqëson Kosovën në dialog

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 23:32
Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku tha se kryeministri Albin Kurti, opozitën po e sheh si palë negociuese sa i përket marrëveshjes me Serbinë e për Asociacionin.

Çitaku në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se kryeministri Kurti e përfaqëson Kosovën në dialogun me Serbinë, dhe jo opozita.

“Kryeministri jeton në deluzion, Escobari e as Lajcaku nuk negocion me neve, as për marrëveshjen final as për Asociacini Kryeministri i Kosovës e përfaqëson Kosovën.

Ne nuk negocoijmë në emër të Kosovës. Kurti opozitën na trajton si palë negociuese. Ato kushte ai duhet t’ua thotë ndërmjetësve”.

Tutje, Çitaku tha se PDK-ja e mbështet një marrëveshje gjithëprfshirëse me njohjen reciproke në qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat