Kurti me homazhe pranë varreve të Balajt e Xheladinit në 16-vjetorin e vrasjes

Aktuale

Kurti me homazhe pranë varreve të Balajt e Xheladinit në 16-vjetorin e vrasjes

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 12:31
Kurti me homazhe pranë varreve të Balajt e Xheladinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit ka shkuar të bëjë homazhe te varri i Arben Xheladinit, ku më pas do të bëjë homazhe edhe te varri i Mon Balajt.

Ndërkaq pastaj pritet të shkojë te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj te bulevardi, “Nënë Tereza”.

Në nder të këtij 16 vjetori do të bëhet edhe shfaqja e dokumentarit të 10 shkurtit.

Ndryshe, 16 vjet më parë, më 10 shkurt 2007, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ishte mbajtur protesta kundër Planit të Ahtisaarit, ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas, kishin vrarë me plumba gome dy protestues, Mon Balajn, Arben Xheladinin dhe kishin lënë mbi 80 të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat