Reagon Gruda: Ministrja Haxhiu në sallën e gjyqit i bëri presion prokurorisë

Aktuale

Reagon Gruda: Ministrja Haxhiu në sallën e gjyqit i bëri presion prokurorisë

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 16:38
Përparim Gruda

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj deklaratës se ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar nga prokurori që të heq dorë nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës sa ishte në opozitë.

Gruda ka thënë se një deklaratë e tillë është ndërhyrje direkte në punën e organeve të drejtësisë.

“Ministrja që premton reforma, shfaqet në sallën e gjykatës si e akuzuar dhe bën presion mbi prokurorinë! Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i paska bërë thirrje sot prokurorit të çështjes që të tërhiqet nga aktakuza kundër saj për hedhjen të gazit lotsjellës në Kuvend.

Kjo thirrje mund të dëgjohet vetëm në vende me regjime totalitare, e assesi në një vend me aspirata për integrim evropian. Zonja Haxhiu nuk duhet të harroj se përveç e akuzuar në këtë rast, ajo është dhe ministre e Drejtësisë. Një koment i tillë është qartazi ndërhyrje drejtësi dhe presion mbi organin e akuzës. Nga pikëpamja profesionale, këtë gjë është absurd ta bëjë edhe një person laik në drejtësi e lëre më një ministre e Drejtësisë!”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat