“Nga Kosova po ikin edhe profesionistët me paga mbi 4 mijë euro”

Aktuale

“Nga Kosova po ikin edhe profesionistët me paga mbi 4 mijë euro”

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 22:37
Gazmend Selmani

Në emisionin EUROn’7 në T7, Gazmend Selmani, sipërmarrës, dhe udhëheqës i institucionit financiar IBAS, ka thënë se migrimi apo ikja e të rinjve ndodh edhe për shkak të ofertës më të mirë financiare. 

Sipas tij, në kohën fundit oferta financiare nuk është më arsyeja kryesore e ikjes, sepse nga vendi po ikin edhe profesionist që kanë paga deri në 4 mijë euro. 

Ky trend i ikjes sipas kreut të IBAS duhet të shqetësojë tej mase autoritet kosovare dhe sipas tij, ata duhet të dalin me strategji konkrete për ndaljen e ikjes së trurit të popullit të Kosovës.

“Vendi ynë Kosova, nuk ofron kushtet e jetesës as përafërsisht të njëjta me atë që po u ofrohen profesionistëve në perëndim, pra për ta kjo është arsyeja e parë e ikjes e jo paga. Një doktor mund të sigurojmë një pagë të mirë në Kosovë, ashtu qysh mund të siguroj edhe një profesionist i fushës së IT, por ai është i pakënaqur me kushtet e jetesës në vend, është i pakënaqur me ambientin ku jeton, është i pakënaqur me gjendjen e sigurisë në punë e poashtu edhe më gjendjen dhe problemet e pambarueshme politike në vend dhe kështu vendos të ik, që të mos i ketë asnjë nga këto probleme”, ka shtuar mes tjerash Gazmend Selmani.

Ai ka shpjeguar se kompania e tij tashmë është duke operuar edhe në Angli dhe se është mahnitur me kushtet dhe trajtimi që u ka ofruar ky shtet, saqë ka menduar që edhe vet si pronar i kompanisë ta lëshojë Kosovën për një ambient më të mirë jetësor për të dhe familjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat