​Mustafa-Haxhiut: Duhej t’i thoshe prokurorit “Mos u dorëzo para askujt, as para një ministreje”

Aktuale

​Mustafa-Haxhiut: Duhej t’i thoshe prokurorit “Mos u dorëzo para askujt, as para një ministreje”

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 23:49
Besian Mustafa

Rreth deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila i është drejtuar prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”, ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Besian Mustafa.

Mustafa është shprehur që Ministrja e Drejtësisë do të duhej t’i jepte një zyrtari të drejtësisë, një prokurori, kurajo “MOS u dorëzo para askujt, as para një ministreje; kryej detyrën tënde deri në fund.”

Familja jonë Mustafa kemi përvojë të hidhur, dëshpëruese, me drejtësinë në Kosovë. Por, shpresoj se zyrtarët tanë të drejtësisë KURRË të mos dorëzohen sepse shteti ligjor e i drejtë është obligim i secilit nga ne. Është detyra kombëtare, patriotizmi më i madh”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Ministrja e Drejtësisë do të duhej t’i jepte një zyrtari të drejtësisë, një prokurori, kurajo “MOS u dorëzo para askujt, as para një ministreje; kryej detyrën tënde deri në fund.”

Familja jonë Mustafa kemi përvojë të hidhur, dëshpëruese, me drejtësinë në Kosovë. Por, shpresoj se zyrtarët tanë të drejtësisë KURRË të mos dorëzohen sepse shteti ligjor e i drejtë është obligim i secilit nga ne. Është detyra kombëtare, patriotizmi më i madh.

MOS u dorëzoni, gra e burrë të drejtësisë, shkoni drejtësisë deri në fund! Për secilin qytetar, deputet, ministër, kryeministër, president, çkado.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat