Pritja në rezidencën e ambasadorit amerikan për të cilën dihet pak, flet Kryeziu që ishte pjesë e takimit

Aktuale

Pritja në rezidencën e ambasadorit amerikan për të cilën dihet pak, flet Kryeziu që ishte pjesë e takimit

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 22:51
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti ka sakrifikuar qëndrimet e tij politike rreth dialogut me Serbinë për pushtet. Ai ka vlerësuar se shefi i qeverisë pranimin e planit të BE-së për këtë proces e ka bërë për të qëndruar ende në pushtet.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka folur rreth takimit të mbajtur të enjten në rezidencën e ambasadorit Jeff Hovenier, pas atij të 31 janarit ku u diskutua për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. 

Kryeziu në një intervistë për Nacionalen, ka dhënë pak detaje për të cilin thuajse nuk u fol aspak pas përfundimit të tij. 

Ai na tha se ishte një takim i karakterit “të lirë” pa ndonjë temë, duke e konsideruar si mikëpritje në shenjë falendërimi për pjesëmarrjen në takimin parparak. 

“Ishte një takim i karakterit jo formal, i lirë, pa ndonjë temë ose format diskutimi për ndonjë temë. Një takim dhe mikpritje në shenjë falënderimi për pjesëmarrjen në takimin paraprak.” – ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat