Gazetarët botëror nga Gjeneva vizitojnë Mitrovicën, priten nga Agim Bahtiri dhe Halit Barani

Aktuale

Gazetarët botëror nga Gjeneva vizitojnë Mitrovicën, priten nga Agim Bahtiri dhe Halit Barani

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 08:11
Pamje nga takimi në Mitrovicë

Gazetarët botëror nga Gjeneva (UN) pasi u pritem në ambasaden zvicerane dhe armatën e Kosovës (FSK) shkuan në Mitrovicë ku qëndruan plotë 4 orë andej e këndej urës nën përcjellje të policisë vendore dhe KFOR-it.

Në mungesë të kryetarit të Komunës Bedri Hanza (i cili qenka jashtë vendit) dhjetë gazetarët ndërkombetar, përfaqësues të mediave botërore u priten nga ish-kryetari Agim Bahtiri dhe Halit Berani, veprimtarë të shquar të cështjes kombëtare të cilet u folen gazetarëve nga Gjeneva mbi situatën aktuale, sidomos zhvillimet e fundit në Mitrovicë si dhe krimet dhe masakrat serbe në Mitrovicë dhe më gjerë, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

«Ishte kënaqësi e veçantë që sot të pres në Mitrovicë, një delegacion gazetarësh, anëtarë të APES (Shoqata e Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn)..» ka thënë nikoqiri, njëherit ish-kryetari i Mitrovicës z.Agim Bahtiri. 

Gazetarët botëror së bashku me perfaqeusiesit lokal të Mitrovicës kanë realizuam intervista dhe biseda me qytetarë shqiptare dhe serbe tek Ura e Ibrit.

Gazetarët në fjalë u njoftuan me përsëafërmi mbi zhvillimet e fundit në vend, çështjen e tentativave direkte të Serbisë për destabilizim të situatës në veri të vendit dhe për ndarjen e Kosovës, nofoton nga Mitrovica korrespondenti i gazetës zvicerane Le Canton27.ch

Njëkohësisht, z. Halit Barani, veprimtar i shquar, prezentoi një fotoalbum që dëshmonte me datë dhe ditë, masakrat që kanë bërë serbët në Mitrovicë.

Gazetarët u ndjenë të tmerruar mbi atë që panë në foto-dëshmitë nga z. Barani, dhe ishin thellë të interesuar që të raportonin për të gjitha ato fotografi.

Image
Halit Barani dhe Nefail Maliqi

Ne kemi shumëçka për t’i treguar botës, çështja e Mitrovicës është një histori në vete, andaj duhet të veprojmë që me çdo kusht t’i vëmë në dritë të gjitha ngjarjet që e kanë prekur vendin tonë, kur dihet se Mitrovica është plaga më e madhe e luftës.

Këto ditë në Mitrovicë, saktësisht, më 9.II.2023 ishin 10 gazetarë të mediave të ndryshme botrore. Më këte rast ata patën rastin të njoftohën për së afërmi nga KMDLNJ, Qendra Rajonale-Mitrovicë.

Me tmerrin e dokumentuar nga hordhitë kriminele çetnike serbe që ushtruan mbi popullatën civile shqiptare ku vranë fëmijë, gra shtatzëna, pleqë, plaka, shqiptarë të paralizuar ashtu siqë ishin të shtrirë nëpër shtretër, dhunuan femra e mashkuj, dogjën shumë shtëpi të cilat paraprakisht i plaçkisnin, dogjën shumë objekte tjera ndihmëse, dogjën shumë biblioteka përsonale, familjare, dogjën shumë shkolla 10 sish i rrafshuan me themel, dogjën dy objekte kulturore, 14 xhami një prej tyre e shkatrruan me themel kjo ishte buzë lumit, përkatësisht urës së famëshme e cila ndan qytetin, Mitrovicën në dysh, plaqkitën e shkatrruan shumë automjete të ndryshme, vranë shumë bakti, dogjën 100 / mijëra hektar male etj.

Dhjetë gazetarë të shteteve të ndryshme, mbetën të tmerruar kur panë fotografitë e 16 masakrave të kryera nga hordhitë kriminele çetnike serbe në Mitrovicë. Posaqërisht i tmerruan fotografitë e masakrës së 3 e 4 shkurtit 2000, kur ua shpjegova se ajo masakër u krye para syve të ushtrisë së KFOR-it francez dhe policisë së UNMIK-ut, ku brenda nëpër shtëpi dhe banesa të tyre u pushkatuan 10 shqiptarë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat