Deputetja e Kuvendit të Kosovës e bën një tatuazh në krah me mbishkrimin UÇK

Aktuale

Deputetja e Kuvendit të Kosovës e bën një tatuazh në krah me mbishkrimin UÇK

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 13:13
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka bërë tatuazh në dorën e saj të majtë, akronimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ish-ushtarja e UÇK-së, Kadrijaj tashmë ka vendosur që akornimin UÇK ta bëjë edhe tatuazh.

Fotografinë e saj me tatu e ka publikuar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Deliu në mbishkrimin e kësaj fotografie ka shkruar se nuk asgjë më madhështore se heroizimi i grave dhe burrave në luftën e UÇK-së.

“Në vigjilie të festës së Pavarësisë, nuk ka asgjë më madhështore se heroizmi i grave dhe burrave të Kosovës në luftën e UÇK-së.” – ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat