Mbërrin për strehim në Kosovë gazetarja e pestë afgane

Aktuale

Mbërrin për strehim në Kosovë gazetarja e pestë afgane

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 08:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e sotëm, në Kosovë, ka mbërritur gazetarja e pestë afgane, Nadia Gulabzada.

AGK njofton se Gulabzada u mirëpritë në aeroport nga bashkëkombësja e saj Amina Omid, tanimë e strehuar në Prishtinë prej një jave, Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

“Kolegët afganë janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të këtij programi, përvec strehimit gazetarëve afganë u sigurohet pagë mujore, shërbime shëndetësore, si dhe biletë kthimi kur rrethanat do të krijohen që të njëjtit të kthehen në shtëpitë e tyre. “Journalists in Residence – Kosovo”, përkrahet edhe nga Iniciativa Hannah Arendt”, thuhet në njoftimin e AGK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat