Bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë? Si përgjigjet Kurti

Aktuale

Bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë? Si përgjigjet Kurti

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 22:33
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan për idenë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

Kurti u shpreh se dy shtetet duhet të forcojnë sa më shumë bashkëpunimin mes tyre.

“Janë dy shtete por, jo dy kombe”, theksoi Kurti.

Blendi Fevziu: Ju keni qenë flamurtar të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, tani që jeni Kryeministër është bjerrur ky ideali juaj?

Albin Kurti: Ky ideal është i rilindasve tanë dhe nuk është një ideal që e përzgjedhim ne. Besoj që është një intencë historike që na ka përzgjedhur neve. Dhe në këtë kuptim, ne jemi në shërbim të tij…

Blendi Fevziu: Ende jeni sot?

Albin Kurti: Po padyshim, çfarë duhet të bëjmë ne është që duhet të forcohet dhe të bashkëpunojnë sa më shumë edhe Kosova, edhe Shqipëria. Janë dy shtete por, jo dy kombe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat