Si po ndihet si kryeministër? Përgjigjja epike e Kurtit

Aktuale

Si po ndihet si kryeministër? Përgjigjja epike e Kurtit

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 23:23
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë ka prekur disa tema të ndryshme, që kanë preokupuar atë ndër vite apo shtetin tonë në përgjithësi.

Ai përfshiu periudhën kur ishte në Zyrën e UÇK-së si sekretar i veprimtarit për çështje kombëtare, Adem Demaçi, kohën ishte opozitar si dhe ndau disa mendime për ish-presidentët, Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi.

Ai fillimisht tha se opozita ka gjasa të mira të fitojë gjithmonë zgjedhjet parlamentare, ndërsa tregoi se po ndihet mirë në kolltukun e kryeministrit.

“Ky është testi i demokracisë që Kosova e ka kaluar. Mirë shumë (ndihem). Krahasuar me qeverisjet e kaluara, normal që isha më shumë kreativë. Tash ka më shumë punë, më shumë angazhim dhe më shumë çështje të nervave”, tha shefi i qeverisë.

Ai në prag të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, theksoi se vendi ynë është shembull suksesi i ndërhyrjes së NATO’s më 1999.

“15 vjet që dëshmon që Kosova është shembull suksesi i ndërhyrjes së NATO-s dhe luftës çlirimtare të popullit tonë dhe shembull suksesi i demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Besoj që kemi bërë progres të konsiderueshëm, krahasuar me vendet e rajonit, BE-së dhe NATO’s, punë të mëdha na presin përpara”, shtoi i pari i ekzekutivit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat