Haki Abazi trondit me deklaratat: Ky person kontrollon Vetëvendosjen, ja pse po e duan shkarkimin tim

Aktuale

Haki Abazi trondit me deklaratat: Ky person kontrollon Vetëvendosjen, ja pse po e duan shkarkimin tim

Nga: Bota sot Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 09:22 Përditësuar në ora: 11:06 më 16.02.2023
Haki Abazi

Abazi: Kam kundërshtuar në Uashington kur s’i jepnin vizë Kurtit

“Jam ndër të vetmit dhe të paktët që kam ngritur zërin kur Lëvizja Vetëvendosje ishte në lista të ndaluara […] kam kundërshtuar mosdhënien e vizës për zotin Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara”.

Kështu u shpreh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në konferencën e shumëpritur për media që e lajmëroi mbrëmë për sensacionale.

“E vërtetë që unë në LVV kam hyrë në vitin 2019. Por, unë kam qenë i zëshëm dhe në mbrojtje edhe atëherë kur Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në lista të ndaluara të përfshirjes.

E kam ngritur zërin në Uashington edhe në Departament të Shtetit edhe në Bruksel. Ndër të vetmit dhe ndër të paktit, janë stenogramet, janë publikimet, kam kundërshtuar mosdhënien e vizës për zotin Kurti në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai.

Abazi për Vetëvendosjen: Ka “vrasje” të demokracisë së brendshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka mbajtur një konferencë për media ku ka kritikuar ashpër partinë e tij.

Për sot është planifikuar shkarkimi i Abazit nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme.

Abazi gjatë konferencës ka thënë se në VV ka vrasje të demokracisë së brendshme.

Ai ka folur edhe për humbjen e zgjedhjeve lokale, që sipas Abazit ka lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për krytetar komunash – duke thënë se këtë ia ka thënë edhe kryetarit të VV-së, Albin Kurtit.

“Zgjedhjet lokale, dështimi i Lëvizjes Vetëvendosje sidomos për kandidatët e përzgjedhur. Zgjedhjet e brendshme, vrasja e plotë e demokracisë së brendshme, mos lejimi i garimit të njerëzve të dëshmuar dhe lënia jahstë e aktivistëve të devetotshëm të Lëivjes Vetëvendosje”, ka thënë Abazi.

Ish-zëvendëskryemnistri gjatë Qeverisë “Kurti 1”, ka akuzuar Qeveirnë edhe për qasjen ndaj politikave të Jashtme.

“Escobari nuk është Grenell, ai është pjesë e administratës Biden”, ka thënë Abazi teksa ka kritikuar Qeveriën për qasjen ndaj SHBA-ve.

Abazi: Prokuroria duhet t’i intervistojë Kurtin e Haxhiun për zhdukjen e mostrave të Deharit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka deklaruar se Prokuroria duhet t’i marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti e ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit.

Abazi tha se rrjedhimisht porosia e tij për Albulena Haxhiun është është që të kryejë punën e saj si ministre që ka obligim para qytetarë dhe para deputetëve.

“Ajo dje deklaroi se grupi parlamentar ka vendosur që të bëhet shkarkimi im, kjo është një gënjeshtër e pastër sepse s’ka vendim nga GP për shkarkim, s’ka votim e vendim. Rrjedhimisht kjo e bën që ajo të lëshojë një të pavërtetë përderisa zonja Haxhiu duhet të jetë e përgjegjshme dhe me përgjegjësi për atë çfarë ka ndodhur në ministrinë që ajo drejton”, shtoi ai.

“Prokuroria duhet ta marrë në pyetje: Albin Kurti, Deona Mihajli, Albulena Haxhiu, Nazlie Balaj dhe Flora Bogaj Bajrami”.

Abazi me fjalë të rënda ndaj Kusari-Lilës: “Çadra e Gadafit” shkaktoi përçarje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka qenë i ashpër ndaj shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilas.

Ai e ka cilësuar atë “çadra e Gadafit”.

Sipas Abazit, Mimoza Kusari-Lila ka votuar marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

“Këtë valle ne e kemi parë të kaluarë, çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të VV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruar edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi gjatë një konference për media, të enjten.

Ai edhe më parë ka shprehur kritika të ashpra për Mimoza Kusari-Lilën.

Sipas tij, Kusari-Lila “ka shkaktuar përçarje në grupin parlamentar”.

Abazi: Çudi se si Kurti më shkarkoi një javë pasi fashisti Vuçiq më përmendi në parlamentin serb

Deputeti Haki Abazi tha se është çudi se si kryeministri Albin Kurti, siç thotë ai, ka vendosur ta shkarkojë nga pozita e kryetarit të komisionit për punë të jashtme, një javë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e përmendi atë në një seancë parlamentare në Beograd.

Abazi tha se “nuk mund të ketë “habi dhe koiçidencë më të madhe”.

“Tani, çudia në fakt është që Vuçiq, një fashist serb, ish-ministri i informacionit i Millosheviqit, për dy ditë radhazi në parlamentin e Serbisë ma përmend emrin tim si deputet i parlamentit të Kosovës për punën time që e kam bërë për 10 vite në Ballkanin Perëndimor, si udhëheqës, drejtor i Fondacionit të vëllezërve Rockefeller dhe vetëm një javë porapa z. Kurti lëshon urdhër që të më shkarkojë nga pozita e kryetarit të komisionit për punë të jashtme”, tha ai.

Abazi tha se deklarimi i Vuçiqit kishte për qëllim që “ta dëmtojë opozitën demokratike që është e pakët e minore brenda parlamentit të Serbisë”.

​Abazi: Ekzistojnë video që tregojnë kush i zhduki mostrat e rastit Dehari

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi deklaroi sot se ekzistojnë audioincizime dhe videoincizime që tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit.

Abazi ka thënë se ekzistojnë audioincizime që tregojnë “diskutimet mes Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusari-Lilës dhe Donika Mihajlit për ngufatje të zërave të deputetëve brenda parlamentit”.

Ai ka thënë se çështja e publikimit të këtyre audioincizimeve është çështje e Prokurorisë, derisa ka ftuar gazetarët që t’i kërkojnë ato.

“Videoincizimet janë ato që duhet t’i kërkoni ju për të zbuluar se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit... Ne nuk mund të heshtim para kësaj... IML është i vëzhguar 24-orë nga kamerat dhe dihet qartë kush është afruar tek frigoriferi dhe i ka zhdukur mostrat”, ka thënë ai.

Abazi në një konferencë për media të enjten ka thënë po ashtu se kryeministri Albin Kurti ka vendosur ta shkarkojë nga posti i kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme. Kjo siç thotë ai, pasi kryeministri Kurti mendon se ai (Abazi) do të bëhet pjesë e rrëzimit të Qeverisë.

Ai ka mohuar një gjë të tillë, për çka ka thënë se as nuk do të dalë nga grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje e as nuk do të jetë votë kundër Qeverisë Kurti.

Ai e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu kur ka thënë se ka votim dhe votim të GP të LVV-së për shkarkimin e tij nga drejtimi i Komisionit për Punë të Jashtme.

Abazi: Nuk jam votë kundër qeverisë Kurti

Depueteti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se nuk është një nga deputetët që dëshiron ta rrëzojë Kurtin nga pushteti.

Abazi ka thënë se Kurti e mendon një gjë të tillë por që ai nuk do të bëhet pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga qeveria.

“Mendoj se çështja kryesore është se z.Kurti mendon se unë mund të hidhërohem shumë dhe do bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga qeveria. Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga qeveria. Nuk jam votë kundër qeverisë Kurti dhe nuk do e bëj viktimë Kurtin”, ka deklaruar Abazi.

Sipas Abazit është detyrë e opozitës rrëzimi i qeverisë pasi në VV asnjë nuk ka interes ta rrëzojë.

“Unë në asnjë moment nuk do të bëhem target i askujt për dështimet e VV-së”.

Abazi: Mihaili kontrollon Vetëvendosjen

Haki Abazi aktualisht është duke u deklaruar para mediave lidhur me shkarkimin nga pozitat që i ushëheqte dhe për disa audio/video inçizime.

Abazi tha se Dejona Mihaili është njeriu kryesor që kontrollon grupin parlamentar të Vetëvendosjes dhe vendimet që meren në parti, ani pse nuk ka qenë pjesë e listës së votimeve.

“Zonja Mihaili nuk ka qenë pjesë e votimeve nuk ka qenë pjesë e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme për zgjedhjet brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, është njeriu kryesor që kontrollon dhe manaxhon me grupin parlamentar dhe vendimmarrjet që bëhen aty”, u shpreh Abazi.

Abazi shpalos disa “dështime” të Qeverisë Kurti: Prishja e raporteve me SHBA është reale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka shpalosur disa “dështime” të Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Në një konferencë për media, Abazi ka thënë se ka dorëzuar kërkesë për të formuar Komisionin Hetimor për Privatizime, por që është bllokuar nga sekretarja e VV-së, Diona Mihali.

Sipas Abazit, raportet e Qeverisë me ShBA-të janë të plasaritura, dhe se për këtë fajtor është Albin Kurti.

“Opozita nuk mund ta rrëzojë këtë qeverisje, Grenelli nuk ekziston më, Escobar nuk është njëri që krahasohet me Grenellin dhe asnjë interes nuk ka askush ta rrëzojë Qeverinë Kurti. Unë e asnjë deputet me integritet brenda VV-së, nuk është i interesuar ta rrëzojë Qeverinë Kurti dhe nuk do t’ia jap askujt kënaqësinë ti shfaqin dështimet në qeverisjen dyvjeçare. Zgjedhjet e brendshme në VV, vrasja e plotë e demokracisë në Kosovë, lënia jashtë e aktivistëve të kahmotshme të VV-së. Dështimi në diplomaci. Kam kërkuar që të formohet Komision Hetimor për privatizime por që është bllokuar me urdhër të sekretares së VV-së, Diona Mihali”, tha Abazi.

Haki Abazi dyshon se zhdukja e mostrave të Astrit Deharit është bërë me urdhër të VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në një konferencë ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë urdhër për shkarkimin nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtarit të Komisionit për Stabilim Asociim me BE-në.

Sipas tij arsyet për këtë janë më të ndryshme, por sipas tij kryesorja është që shefi i ekzekutivit është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria.

“Mendoj që çështja kryesore këtu është se Kurti mendon që unë do të hidhërohem shumë dhe do të bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria. Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria”, ka thënë Abazi.

“Hulumtimi im i fundit, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjellur te shkarkimit dhe anatomimi brenda VV-së. Si është e mundur që në pushtetit e VV-së të zhduken këto mostra dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë gjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat