Akuzat e Haki Abazit, eksperti i sigurisë parashtron disa pyetje publike

Aktuale

Akuzat e Haki Abazit, eksperti i sigurisë parashtron disa pyetje publike

Nga: P.R Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 21:31
Dejona Mihali dhe Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi sot hodhi akuza e kritika të rënda ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Madje sipas Abazit, njeriu që e kontrollon Vetëvendosjen pas Albin Kurtit është aktivistja e LVV-së nga Shqipëria, Dejona Mihali, të cilën e quajti “masha e kontrollit” të deputetëve të partisë e cila është në pushtet.

E përmes një postimi në facebook, eksperti i sigurisë Drizan Shala ka parashtruar disa pyetje, sipas të cilit, duhet të marrin përgjigje.

Postimi i plotë:

Le t’i parashtrojmë disa pyetje me interes publik.

Nëse i referohemi deklarimit që zonja në fjalë është koka operacionale e subjektit politik të VV atëherë do të duhej së paku të kemi një pasqyrë me reale për zonjën në fjalë.

Pra pyetjet janë:

1. A është udhëheqëse e ndonjë "strukture sigurie" brenda subjektit politik VV e mbështjellur me emërtim koordinatore e komiteteve?

( Është mirë të dimë nëse ekziston një strukturë e tillë apo jo ).

2. Deputetët e Kosovës në kuadër të VV a kanë shkelur betimin e tyre?

(Nëse është e vërtet që kjo zonja në fjalë, kontrollon qëndrimet e deputeteve duke jau vendosur qëndrimin e saj në veprim të cenimit të interesave të përgjithshme të qytetareve të Kosovës).

3. Organet e sigurisë patën ndalur hyrjen e zonjës në Kosovë?

(Duhet të dimë se mbi cilën bazë është ndaluar dhe mbi cilën bazë është lejuar që të hy në Kosovë pastaj).

4. Deputetit z.Abazi është mirë të intervistohet dhe të kërkohet hetim pse ka mbajtur deri me tani informacione relevante në lidhje me një vepre penale të kryer apo ndoshta është ndonjë lojë mbrapa këtij "veprimi aktual" ( Hipotetike ) .

Pra do të jete sfiduese situata e tillë për hetim objektiv ku dihet që "politika interferon" në veprime konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat