Kosova urohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Aktuale

Kosova urohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 09:55
Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan

Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, presidenti i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 15-të vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

Lartësia e tij Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendëspresident, kryeministër dhe sundimtar i Dubait, gjithashtu i dërgoi mesazhe të ngjashme Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurti.

Kosova sot feston 15-vjetorin e pavarësisë. Kosova u deklarua vend sovran, demokratik e i pavarur, më 17 shkurt të vitit 2008.

Presidenten e kanë uruar edhe liderët e tjerë të lartë botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat