Haradinaj bëri homazhe në Prekaz: E përjetshme pavarësia dhe liria jonë

Aktuale

Haradinaj bëri homazhe në Prekaz: E përjetshme pavarësia dhe liria jonë

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 10:16
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bëri homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Haradinaj tha se është nder i madh të nderoj të rënët për liri duke filluar nga komandanti Adem Jashari, familja Jashari dhe të rënët për liri.

“Urime përvjetori i Pavarësisë, njëkohësisht, përjetësisht nderim për të gjithë ata që e kanë bërë në mënyrën e vet e çfarëdo që kanë arrit me bë që ne me mrri këtë ditë.

Kuptohet, përulemi me respekt për të rënët për liri. Ndërsa është nder i madh të vijmë e të nderojmë këtu në Prekaz, Komandantin Legjendar Adem Jashari, familjen Jashari, luftën e UÇK-së e të rënët për liri.

Urime e përjetshme Pavarësia dhe liria jonë”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat