​Rama bën homazhe te varri i ish presidentit Rugova

Aktuale

​Rama bën homazhe te varri i ish presidentit Rugova

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 10:30
Përparim Rama

Në 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë homazhe tek varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rama nga aty kujtoi disa momente të para 15 viteve, dhe theksoi se duhet të vazhdohet të punohet që populli i Kosovës të shkoj përpara.

Rama: Duhet të bëjmë të pamundurën që popullin ta dërgojmë përpara

“E mbaj mend sot e 15 vite kur kam udhëtuar nga Londra për të qenë këtu në ditën e pavarësisë, ka qenë ditë e diel, ditë e mrekullueshme, një ditë me emocione shumë të mëdha, mbaj mend edhe ora 15:30 e diçka kur është shpall pavarësia. Kanë qenë momente që një kohë të gjatë unë edhe nuk kam guxuar për t’i besuar gjatë viteve 90’ta për shkak të probleme të mëdha nëpër të cilat populli ynë ka kaluar e posaçërisht populli i Kosovës, por fal miqve tanë, presidentit Rugova punës së tij të madhe që e ka bërë, fal luftës së UÇK-së heronjve tanë si Adem Jashari, fal edhe miqve tanë ndërkombëtar....lobingu i tyre ka mundësuar që të gjithë së bashku sot e 15 vite të mundësohet pavarësia liria e shtetit të Kosovës dhe kjo normal që është ditë e madhe dhe e festojmë çdo vit, normal që duhet të bëjmë edhe atë të pamundurën që kjo që kemi arritur ta dërgojmë popullin përpara faktikisht vetëm të ndërtojmë mbi këtë liri e pavarësi për të mirën e secilit qytetarë këtu në Kosovë posaçërisht unë në Prishtinë që të mburremi që të kemi një kryeqytet i cili krijon mundësi të mirëfillta për jetën e të gjithë njerëzve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat