​Haradinaj bën homazhe te varri i Rugovës: Respektojmë figurat historike

Aktuale

​Haradinaj bën homazhe te varri i Rugovës: Respektojmë figurat historike

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 10:54
Ramush Haradinaj

Në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me deputetë të kësaj partie kanë bërë homazhe e nderime tek varri i ish presidentit, Ibrahim Rugova.

Haradinaj nga aty tha se sot nderojnë angazhimin e presidentit historik, Ibrahim Rugova për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Haradinaj: Sot nderojmë angazhimin jetësor për liri e pavarësi të Rugovës

“Çdo herë do të përulemi me respekt para angazhimit, kontributit të gjithëve. Ne i nderojmë me respekt të rënët për liri, martirët, por po ashtu respektojmë figurat historike që janë themel I pavarësisë dhe lirisë tonë. E kam nderin sot që të respektoj dhe nderoj pranë varrit presidentin historik, Rugovën në shenj respekti e nderimi për angazhimin e tij jetësor për pavarësinë dhe lirinë“, tha Haradinaj.

Në përvjetorin e 15 të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, homazhe tek varri i ish presidentit të Kosovë, Ibrahim Rugova kanë bërë edhe krerët shtetëror, presidentja, Vjosa Osmani e shoqëruar nga homologu i saj shqiptar, Bajram Begaj, kryeministri, Albin Kurti e kryekuvendari, Glauk Konjufca.

Homazhe e nderim tek varri i Rugovës bëri edhe kryetari I LDK-së, Lumir Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat