​Abdixhiku: Kujtojmë sakrificën për liri dhe unitetin drejt anëtarësimit në NATO e BE

Aktuale

​Abdixhiku: Kujtojmë sakrificën për liri dhe unitetin drejt anëtarësimit në NATO e BE

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 11:03
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me bashkëpartiakë të tjerë, në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Nga atu Abdixhiku tha se dita e sotme është dita më e rëndësishme për popullin e Kosovës.

Abdixhiku: Kujtojmë të gjitha ata që kontribuuan për shtetin e Kosovës

Erdhëm në Prekaz për të nderuar heroizmin e familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari dhe të kujtojmë të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjithë dëshmorët, të gjitha gjeneratat që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë datë të jashtëzakonshme të Republikës së Kosovës. Tani në këtë 15 vjetor duhet të kujtojmë të gjithë sakrificën për liri, pavarësi, demokraci dhe duhet të kujtojmë po ashtu në unitetin e domosdoshëm për të shpier projektin tonë më madhor që kemi pas ndonjëherë, që është anëtarësimi në NATO dhe BE“, tha ai.

Në Prekaz kanë bërë homazhe edhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe qytetarë të shumtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat