​Morina nga Prekazi: Amaneti dhe gjaku i dëshmorëve na detyron të jemi të bashkuar

Aktuale

​Morina nga Prekazi: Amaneti dhe gjaku i dëshmorëve na detyron të jemi të bashkuar

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 12:28
Zef Morina me bashkëpunëtorë.

Në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz, ka bërë edhe kryetari i PSHDK-së, Zef Morina me bashkëpunëtorë.

Ai tha se sakrifica e familjes Jashari do të jetë gurthemel i pavarësisë se Kosovës, derisa shtoi se pavarësisht se si do të veprojnë kundërshtarët, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë për të quar vendin para.

"Gjaku i derdhur i familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve, ushtarëve të UÇK-së, do të jetë gurëthemel i pavarësisë së Kosovës, pavarësisht si do të veprojnë kundërshtarët tanë, të cilët me çdo kusht dëshirojnë që Kosovën mos ta lënë të ecë përpara. Amaneti dhe gjaku i tyre do të na detyrojë që ne të jemi së bashku dhe Kosovën ta qojmë përpara, ashtu siç e kanë dashur këta", tha Morina.

Përfaqësuesit të PSHDK-së, gjatë ditës kanë bërë homazhe edhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat