Presidentja Osmani sot mban fjalim në Konferencën e Mynihut, flet për gratë, paqen e sigurinë

Aktuale

Presidentja Osmani sot mban fjalim në Konferencën e Mynihut, flet për gratë, paqen e sigurinë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 08:42
Vjosa Osmani

Liderët botëror po takohen në Konferencën e 59-vjetore të Sigurisë në Mynih. E gati një vit pas fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, do të diskutohet mbi sigurinë dhe mbrojtjen globale, teknologjinë dhe qëndrueshmërinë

E pjesë e këtij eventi shumë të rëndësishëm do të jenë edhe përfaqësuesit më të lartë të Kosovës. Në Munih tashmë kanë ‘zbarkuar’ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Por, fjalim para liderëve botëror, sot pritet që të mbajë vetëm presidentja Osmani.

Në agjendën e publikuar, Osmani do të mbajë një fjalim rreth grave, paqës dhe sigurisë në një panel së bashku me zëvendëspresidentin e Kolumbisë, Franica Marquez.

Fjalimi do të mbahet më 18 shkurt, nga ora 11:30-11:15.

Drejtë Gjermanisë ka udhëtuar edhe Kurti. Ai nuk do të ketë fjalim në konferencën e Mynihut, por nga kryeministria bëjnë të ditur se Kurti takim do të ketë me liderët shtetëror pjesmarrës në këtë konferencë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sonte për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kryeministri Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë”, u that ë premtën mbrëma në njoftimin e kryeministrisë.

Çka ndodhi dje në Konferencën e Mynihut?

Konferenca e 59-të, vjetore e Sigurisë së Mynihut (MSC) filloi të premtën e 17 shkurtit në Mynih, me mbledhjen e liderëve botërorë, që do të diskutojnë për sigurinë globale, mbrojtjen, teknologjinë dhe qëndrueshmërinë, duke e mbajtur fokusin në pushtimin rus që vazhdon ende në Ukrainë.

Krahas shumë liderëve botërorë dhe evropianë, në Konferencë morën pjesë Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez, Emanuel Macron, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e të tjerë figura të rëndësishme të politikës botërore.

Në fjalën e tij, përmes një video-adresimi Zelenskyy i bëri thirrje udhëheqësve perëndimore të shpejtojnë ndihmën ushtarake për Ukraninën.

“Nuk ka rrugë tjetër veç dërgimit të këtyre armatimeve. Nga shpejtesia e dorëzimit të tyre varen jetë njerëzish”, tha ai.

Në Konferencë ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajcak, senatori amerikan, Jeanne Shaheen, zëvendëskryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë Thomas Erndl, Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së Majlinda Bregu, deputeti i Bundestagut gjerman, Robin Ëagener, Drejtoresha e Qendrës së Gjenevës për Politika të Sigurisë Thomas Greminger, Zëvendës Presidente & COO Shoqëria e Hapur Sandra Breka, ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović etj.

Në dy ditët e ardhshme, Konferenca e Sigurisë në Mynih 2023, do të shërbejë si një platformë për debatet e nivelit të lartë, mbi sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë të kohës sonë, ku do të jenë prezentë të tjerë liderë të rëndësishëm botërorë, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, Kamala Harris, Nënkryetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rishi Sunak, Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut e të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat