“Po i rehatoni kërkesat e Albinit dhe Dejonës”, përplasje në komision ku po raporton menaxhmenti i RTK-së

Aktuale

“Po i rehatoni kërkesat e Albinit dhe Dejonës”, përplasje në komision ku po raporton menaxhmenti i RTK-së

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 12:16
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Media e Administratë

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Media e Administratë, ku po raporton menaxhmenti dhe bordi i RTK-së, u përcoll me përplasje.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka folur për një takim që sipas tij është zhvilluar nga një anëtar i bordit të RTK-së me një deputet në Ferizaj.

“A është takuar Driton Hetemi me zëdhënësin e qeverisë nuk e keni mohu. Është e dhimbshme që ju po përfundoni në këtë pjesë. Sepse e keni pasur mbështetjen edhe të opozitës. I kam besuar procesit. Por edhe ne si anëtarë të komisionit qenkemi të mashtruar, dhe ju po i shërbeni mazhorancës, po shkelni ligje të RTK-së vetëm me i akomodu kërkesat e Albinit, Dejonës e Valon Ramadanit”, tha Lushtaku.

Pas tij, ka reaguar kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini, i cili tha po kalohet në shpifje.

“Unë marrë parasysh kritikat. Por kur kalohet në shpifje e humb edhe ata tjetrën. Për herë të parë në RTK është zgjedhur një drejtor, kush del i pari me pikë. Këto gjëra janë të pavërteta, sdi a kam të drejtë me të paditë”, ia ktheu Boletini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat