Kuvendi të enjten shqyrton marrëveshjet nga Procesi i Berlinit

Aktuale

Kuvendi të enjten shqyrton marrëveshjet nga Procesi i Berlinit

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 12:17
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë seancë të rregullt ku në rend dite janë edhe miratimi i marrëveshje të arritura në Procesin e Berlinit vitit e kaluar.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila.

Qeveria e Kosovës më 8 shkurt kishte miratuar tri  marrëveshjet e arritura në Procesin e Berlinit që përfshijnë Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, atë për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore si dhe Marrëveshjen për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor.

Ajo poashtu ka njoftuar se Kuvendi do të mbajë seancë edhe të mërkurën ku do të shqyrtohet pikat e papërfunduar nga seancat e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat