Intervistohet ministrja Haxhiu, Prokuroria në pritje të deklaratës së Haki Abazit

Aktuale

Intervistohet ministrja Haxhiu, Prokuroria në pritje të deklaratës së Haki Abazit

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 12:38
Kryeprokurori i Shtetit Blerim Isufaj

Kryeprokurori i Shtetit Blerim Isufaj, ka thënë se për rastin “Dehari” prokuroria është duke e hetuar rastin.

I pyetur se a janë intervistuar protagonistët të cilët janë përmendur nga deputeti Haki Abazi, Isufaj ka thënë se normal është intervistuar edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Po ashtu Kryeprokurori Isufaj, thotë se për këtë rast janë në fazën e hetimeve dhe se nesër do të intervistohet edhe deputeti Abazi.

“Jemi duke punuar rasti është në hetim, të shohim nesër intervistohet Abazi”, ka thënë Isufaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat