Mjekët i kishin thënë Pacollit se s’do të punonte më kurrë pas lëndimit serioz

Aktuale

Mjekët i kishin thënë Pacollit se s’do të punonte më kurrë pas lëndimit serioz

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 21:27
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka rrëfyer se si pas një lëndimi serioz mjekët i kishin thënë se nuk do të mund të punonte më kurrë.

Mirëpo, ai e ka bashkëngjitur në shkrimin e tij në Facebook edhe një foto ku shihet duke bartur një pajisje mjekësore gjatë ditëve kur po kurohej, duke e festuar ditën kur nuk kishte më nevojë për trajtim.

“Dikur mjekët menduan se kurrë nuk do të mund të punoja përsëri, por Zoti donte diçka tjetër. Sot para 43 viteve u lirova nga ky konstruksion dhe munda te lëviz pa probleme”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Jam mirënjohës për çdo moment të jetës sime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat