Gjykimi i Pjetër Shalës, prokurori: Mori pjesë në vrasjen e një personi - ishte në grup me Sabit Gecin e Xhemshit Krasniqin

Aktuale

Gjykimi i Pjetër Shalës, prokurori: Mori pjesë në vrasjen e një personi - ishte në grup me Sabit Gecin e Xhemshit Krasniqin

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 07:15 Përditësuar në ora: 14:18 më 21.02.2023
Pjetër Shala

​Përfundon seanca në Hagë, deklarata hapëse e mbrojtjes së Shalës prezantohet nesër

Mbrojtësi i viktimave në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës në Hagë, Simon Laws ka paraqitur deklaratën hapëse dhe ka thënë se viktimat duan t’iu pranohet dëmi që ato pretendojnë të kenë vuajtur. Sipas tij, provat në këtë çështje e tregojnë fajtor të akuzuarin derisa ka shtuar se viktimat e pretenduara në këtë çështje kanë të drejtë të zbulojnë të vërtetën.

Laws ka thënë se në këtë proces gjyqësor do të dëgjohen zërat e tyre që vuajtën në ish-fabrikën e metalit në Kukës.

Laws: Në këtë proces do të dëgjohen zërat që vuajtën në Kukës dhe të atyre që nuk jetojnë më

“Në këtë proces, zërat e tyre që vuajtën në Kukës do të dëgjohen, edhe zërat e atyre që tashmë nuk jetojnë më, dëshmitë e të cilëve jetojnë në dëshmitë e tyre dhe në kujtimet e familjarëve të tyre. Nga pikëpamja e viktimave kjo është një nga aspektet më të rëndësishme të kësaj gjykate, dëmi që vuajtën ata do të njohët dhe pranohet fakti se të gjithë janë viktima po ashtu të pranohet. Nuk është e thjeshtë të jesh viktimë në çështje gjyqësore si kjo, siç e ka pranuar kjo gjykatë, ekziston klima e frikësimit në Kosovë ndaj atyre që pranojnë të ndihmojnë këtë gjykatë në punimet e veta. Në Kosovë disa përpiqen t’i portretizojnë viktimat krimeve që kanë kryer anëtarët e UÇK-së si tradhtarë apo kolaboracionistë, unë dua të them këtë për llogari të tyre, këta viktima ishin mbështetës të UÇK-së dhe o armiq të saj. Fakti që akuzojnë këtë anëtar të UÇK-së Pjetër Shalën, në asnjë mënyrë nuk është formë për të dënuar UCK-në”, ka thënë ai.

Sipas tij, viktimat thonë se i akuzuari dhe të tjerë kanë përndjekur persona të dobët e të cenueshëm.

Laws: Viktimat thonë se Pjetër Shala ka luajtur rolin e tij në kryerjen e krimeve

“Viktimat dhe të tjerët thonë se i akuzuari Pjetër Shala luajti rolin e vet në të gjitha këto krime. Ai dhe të tjerët me të përndoqën personat e dobët dhe të cenueshëm ndaj çdo forme abuzimi për ta cilat vendosnin gardianët e tyre. Në tërë këtë dhunë dhe mizori viktimat nuk mund tan grinin zërin. Do të shohim se si atyre nuk u lejohej të flisnin as mes veti, në fakt flisnin me zë të ulët, padyshim tërë ankth e pëshpëritnin. 4733 tha se në i përsërisnim njëri tjetrit në vesh se nuk guxonim të flisnim me zë të lartë se mos na përgjonin nga jashtë. Një tjetër tha nuk na lejohej të flisnim me njeri tjetrin derisa rrinim të shtrirë në dysheme të fortë bisedonim duke përshpirtur”, ka thënë ai.

Laws një pjesë të deklaratës së tij hyrëse e ka paraqitur në seancë të mbyllur për publikun.

Deklarata e mbrojtësit të viktimave është dëgjuar pasi ka përfunduar ajo e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Para mbylljes së seancës, kryetarja e turpit gjykues ka bërë të ditur se nesër mbrojtja e Shalës të prezantojë deklaratën e saj hapëse.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

​Prokuroi: Një dëshmitar ka dhënë deklarata të rreme, por ai ishte viktimë në fabrikën e Kukësit

Në ditën e fillimit të gjykimit ndaj Pjetër Shalës në Hagë prokuroria ka treguar pretendimet e saj duke thënë se i akuzuari ishte i përfshirë në kryerjen e krimeve që sipas tyre janë kryer në ish-fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë. Sipas prokurorisë, dy nga tri dhomat janë përdorur për të mbajtur të ndalurit dhe të cilat prokuroria pretendon se janë ruajtur me armë nga ushtarët e UÇK-së.

Prokurori Filipe Deminiqes ka deklaruar se njëri nga dëshmitarët kishe dhënë deklarata të rreme në të kaluarën por se sipas tij mbetet fakt që i njëjti kishte qenë viktimë në fabrikën e Kukësit.

Deminiqes: Një dëshmitar ka dhënë dëshmi të rreme në të shkuarën por ai ka qenë viktimë në fabrikën e Kukësit

“Përveç mohimit të pjesëmarrjes në krime sikurse u tha edhe nga zoti Whiting, mbrojtja ka sulmuar në mënyrë të vazhdueshme besueshmërinë e një dëshmitari të veçante të prokurorisë që është dëshmitari i gjykimit 401. Ata thonë që ky dëshmitarë ka dhënë dëshmi të rreme në të shkuarën që ai nuk është i besueshëm për shkak të rekordeve të tij penale, Dëshmitari 401 ka dhënë dëshmi të rreme në të shkuarën, ai ka dhënë deklarata të caktuara inkriminuese dhe më pas ka pranuar dhe ka shpjeguar pse dhënë dëshmi të tjera shfajësuese. Dëshmitari do të trajtojë këtë çështje, do ta keni përpara, ndërkohë që ju të nderuar gjykatës do të keni mundësi që t’i bëni pyetje të drejtpërdrejta atij. Dëshmitari i gjykimit 401 ka një histori penale, ZPS nuk e mohon këtë por mbetët fakt që ai gjithashtu ka qenë viktimë në fabrikën e Kukësit dhe këto dy gjëra nuk janë në mospërputhje me njëra tjetrën”. Historiku i tij penal nuk do të thotë që ai nuk meriton drejtësinë”, ka thënë ai.

Prokuroi ka thënë se ky dëshmitar ka dhënë shumë dëshmi ndër vite dhe në deklaratat e tij në mënyrë të vazhdueshme ka implikuar të akuzuarin në keqtrajtimin e tij dhe ka akuzuar atë në kryerjen e krimeve të tjera në fabrikën e metalit në Kukës.

Ndërsa njëra nga prokurorët në këtë çështje ka pretenduar se në ish-fabrikën e metalit në Kukës rreth nëntë persona të ndaluar në një dhomë nuk mund të largoheshin nga dhoma me përjashtim të katër personave të cilët sipas prokurorisë detyroheshin të bënin punë fizike.

Ajo ka përmendur njërin nga dëshmitarët që do të dëshmojë në këtë gjykim, dëshmitar i mbrojtur i cili mban kodin 04733, që sipas prokurorisë është shqiptar i Kosovës dhe është njëri nga viktimat.

Për këtë person, prokuroria ka thënë se ishte larguar nga Kosova drejt Durrësit dhe me të arritur atje pjesëtarë të UÇK-së kishin filluar ta vizitojnë me qëllim që të njëjtin ta rrëmbejnë.

Sipas prokurorisë, policia ushtarake e UÇK-së kishte rrëmbyer 04733 dhe e kishin dërguar atë tek i akuzuari duke e transferuar në ish-fabrikën e metalit në Kukës rreth datës 20 maj 1999.

Prokurorja: Një dëshmitari iu kërkua të pranonte se kishte vrarë 100 shqiptarë

“Atë e vendosën në një qeli të improvizuar, një qeli të ngushtë dhe pa dritë natyrale. Ai aty u takua me dëshmitarin 01448 i cili kishte ditë që mbahej në të njëjtën qeli në Kukës. Natën e mbërritjes së 04733 në Kukës në fabrikën e metaleve atje jo ishte në fakt edhe nata kur ndodhen rrahje brutale në ndërtesën e komandës dhe që këto rrahje janë raportuar nga viktimat në këtë çështje përfshirë këtu edhe 04733. Menjëherë pasi u dërgua në qelinë e tij 04733 u dërgua në një trajte dhomë në ndërtesën e komandës ku u takua nga një grup ushtarësh të UÇK-së përfshirë këtu të akuzuarin. 04733-shit iu kërkua që të pranonte që kishte vrarë 100 shqiptarë, që kishte përdhunuar gra dhe ju kërkua gjithashtu që të këndonte një këngë serbe. Më pas ata filluan ta rrihnin atë me grushte, me një shkop bejsbolli, me shkop prej gome, me shufra të tjera dhe me pjesën e pasme të një revolveri. Ata i prenë kyçet, e dogjën me cigare, i hodhën në plagët e tij kripë dhe i thyen po ashtu edhe dhëmbët”, ka thënë ajo.

Sipas prokurorisë në atë dhomë ishin dërguar edhe të ndaluar të tjerë të cilët e kishin parë dëshmitarin 04733.

Prokurorja: Kryerësit e krimit i akuzuar viktimat që kishin lidhej me individë serb

“Ndërkohë që abuzonin me viktimat kryesit e këtij krimi i akuzonin ata që kishin lidhje personale ose profesionale me individë serb ose institucione serbe. Rrahjet zgjatën deri të nesërmen në mëngjes dhe shkaktuan dëme të rënda, gjakderdhje të konsiderueshme dhe dhimbje ekstreme për viktimat”, ka thënë ajo.

Sipas prokurores, individët e përfshirë në këtë çështje ishin shqiptarë të Kosovës por disa prej tyre ishin të etnisë rome.

Prokurorja: Individët e keqtrajtuar ishin shqiptarë të Kosovës dhe disa prej tyre kishin etnie rome

“Individët e etiketuar ishin thuajse tërësisht shqiptarë të Kosovës dhe disa prej tyre kishin etni rome. Ata ishin të gjithë civilë, ata u rrëmbyen, u ndaluan, u keqtrajtuan dhe dyshimin se ishin bashkëpunëtorë. Asnjëri prej tyre megjithatë, në kohën e arrestimit nuk kishte marrë pjesë në luftime në atë kohë. Disa prej tyre sapo kishin arritur në Shqipëri nga Kosova ndërkohë që të tjerë ishin mbështetës të UÇK-së me donacione, me furnizime me ushqim, dhe serish disa të tjerë thjesht dëshironin të qëndronin jashtë luftës. Askush nga të ndaluarit nuk mori asnjë arsye të vlefshme lidhur me mënyrën dhe arsyen pse ishin të ndaluar dhe nuk ju dha askujt prej tyre asnjë dokument arrestimi”, ka thënë ajo.

Me këtë ka përfunduar deklarata hyrëse e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndërsa seanca ka vazhduar me deklaratën e mbrojtësit të viktimave.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë-arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Whiting: Në Kosovë vazhdon klima e frikësimit të dëshmitarëve, shumë nga viktimat janë shqiptarë

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting, ka thënë se gjatë gjykimit ndaj Pjetër Shalës do të paraqesin dëshmi të cilat sipas tij do të tregojnë se i akuzuari ka kryer krimin e luftës së ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme, për çka prokuroria pretendon të ketë ndodhur në pranverën e vitit 1999 në ish-fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë. Ai ka thënë se dëshmitë do të tregojnë që Shala ka qenë pjesë e një grupi të vogël ushtarësh të UÇK-së bashkë me Sabit Gecin dhe Xhemshit Krasniqin të cilët, sipas tij, i kanë kryer këto krime.

Gjatë deklaratës hyrëse të prokurorisë, Whiting ka thënë se çështja gjyqësore që fillon sot kundër të akuzuarit Pjetër Shala është shumë e thjeshtë por sipas tij ka ndryshuar në mënyrë tragjike jetën e shumë njerëzve dhe i ka dhënë fund jetës së një personi.

Whiting: Dëshmitë do të tregojnë që Shala ishte pjesë e një grupi ushtarësh që kryen krimet, përfshirë Sabit Gecin dhe Xhemshit Krasniqin

“Po këto dëshmi do të tregojnë se z. Shala ishte pesë e një grupi të vogël ushtarësh të UÇK-së të cilët i kanë kryer këto krime, ky grup përfshinte Sabit Gecin dhe Xhemshit Krasniqin, të dy të shpallur fajtorë në dy gjyqe në Kosovë për krimin e ndalimit arbitrar dhe të keqtrajtimit të zhvilluar në fabrikën e metalit në Kukës. Akuza e kësaj çështje gjyqësore pretendon që ky grup kriminal që përfshinte të akuzuarin ka ndaluar dhe keqtrajtuar në mënyrë arbitrare të paktën 18 viktima në qendrën e ndalimit që ndodhej brenda territorit të ish fabrikës së metalit në Kukës. Ky grup kriminal përfshirë të akuzuarin ka vrarë njërin prej këtyre viktimave natën mes 4 apo 5 qershorit 1999 apo përafërsisht në atë kohë. Viktimat e kësaj çështje janë shënjestruar për shkak të afërsisë së perceptuar që kishin me serbët trajtuar spiunë dhe bashkëpunëtorë të cilët e kanë merituar dënimin dhe poshtërimin”, ka deklaruar prokurori.

Prokuroria pretendon se personat janë ndaluar dhe gjatë kohës së ndalimit u janë nënshtruar abuzimit, torturës dhe në një rast vrasjes.

Whiting: Pjetër Shala ka marrë pjesë në të gjitha aspektet e krimeve të pretenduar në aktakuzë

“I akuzuari Pjetër Shala ka marrë pjesë në të gjitha aspektet e krimeve të pretenduara të kësaj çështje gjyqësore. Ai ishte i pranishëm në fabrikën e metalit në Kukës në kohët e rëndësishme gjatë periudhës që përfshin aktakuza. Ai ka marrë pjesë në të paktën arrestimin e një personi dhe transferimin e një të burgosuri në këtë pikë të ndalimit. Ai ka kontribuar në mbajtjen e kushteve çnjerëzore të ndalimit në këtë pikë të ndalimit ku përfusheshin dhoma të tej-mbushura dhe të pista dhe ushqim i pamjaftueshëm. Ai ka marrë pjesë në rrahjen e vazhdueshme të ashpër të të burgosurve në këtë pikë të ndalimit që përfshinin rrahjen me shufra hekuri dhe me objekte të mprehta, si rezultat i këtyre rrahjeve viktimat janë mbuluar me gjak, kanë pësuar nga thyerja e eshtrave dhe nuk kanë qenë në gjendje të ecin në këmbët e tyre. I akuzuari po kështu ka qenë pjesë e një grupi që ka vrarë njërin prej të ndaluarve duke e rrahur atë nw mënyrë të vazhdueshme dhe të ashpër dhe duke e gjuajtur me armë në këmbë, duke bërë që ai të kishte hemorragji që ka shkaktuar vdekjen e tij gjatë një periudhe që ka zgjatur disa orë”, tha ai.

Zyra e Prokurorit të Specializuar edhe njëherë ka përsëritur që sipas tyre në Kosovë vazhdon klima e frikësimit të dëshmitarëve.

Whiting: Në Kosovë vazhdon klima e frikësimit të dëshmitarëve

“Gjykatësit e kësaj gjykate, në mënyrë të vazhdueshme përmes aktgjykimeve, vendimeve dhe urdhrave të tyre kanë konstatuar që vazhdon të ekzistojë klimë e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë, është reale, serioze e gjithanshme dhe në vazhdim e sipër. Zyra jonë dhe ky institucion herë pas here kanë ndërmarrë veprime për t’u kundërvënë kësaj klime, duke mbrojtur dëshmitarët dhe duke marrë masa kundër çdo kujt që ka kërkuar të minojë në mënyrë të paligjshme këtë institucion apo të frikësojë dëshmitarët. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë një gjë të tillë. Ne do të vazhdojmë t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet në dispozicion për të bërë të mundur që dëshmitarët të mund të vinë në këtë sallë gjyqi për të dhënë dëshminë e tyre në mënyrë të sigurt”, ka thënë ai.

Sipas tij, shumë nga viktimat e pretenduara në këtë çështje gjyqësore janë shqiptarë të Kosovës.

Whiting: Shumë nga viktimat janë shqiptarë të Kosovës

“Kundërshtarët e kësaj gjykate në mënyrë të vazhdueshme kanë kërkuar të pretendojnë se ajo është kundër Kosovës dhe kundër UÇK-së, por asgjë nga kjo nuk është e vërtetë. Kjo është një gjykatë e Kosovës, e krijuar nga Kuvendi i Kosovës me mbështetjen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, gjykatë e cila është brenda sistemit ligjor të Kosovës. Çështjet gjyqësore para kësaj gjykate nuk janë kundër Kosovës dhe kundër UÇK-së, ato janë çështje kundër individëve të cilët pretendohet se kanë kryer krime gjatë luftës. Për më tepër, në të gjitha çështjet gjyqësore para kësaj gjykate, përfshirë këtë aktualen, shumica e viktimave janë shqiptarë të Kosovës dhe në disa raste të gjitha viktimat janë shqiptarë të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, dëshmitë që do të paraqitën gjatë gjykimit ndaj Pjetër Shalës do të vërtetojnë përtej dyshimit të arsyeshëm se i akuzuari mban përgjegjësi penale për krimet e paraqitura në aktakuzë.

Tutje, në këtë seancë prokuroria ka paraqitur fotografi të ndërtesës ku pretendon se u rrahën viktimat dhe u vra njëri prej tyre.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Prokurori: Pjetër Shala, mori pjesë në vrasjen e një personi

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting, ka thënë se Pjetër Shala mori pjesë në vrasjen e një personi dhe sipas tij, ishte në grup me Sabit Gecin e Xhemshit Krasniqin.

“Çështja gjyqësore kundër të akuzuarit pjetër Pjetër Shala në fakt është shumë e thjeshtë, edhe pse e ka ndryshuar në mënyrë tragjike jetën e shumë njerëzve dhe i ka dhënë fund jetës së një personi të caktuar”, ka thënë ai.

Tutje Whiting tha që dëshmitë do të tregojnë që Shala ishte pjesë e një grupi të vogël ushtarësh të UÇK-së, të cilët sipas tij, i kanë kryer këto krime.

“Dëshmitë do të tregojnë që Shala ishte pjesë e një grupi të vogël ushtarësh të UÇK-së të cilët i kanë kryer këto krime. Ky grup përfshinte Sabit Gecin dhe Xhemshit Krasniqit, të dy të shpallur fajtor në dy gjyqe në Kosove për krimin e ndalimit arbitrar dhe keqtrajtimin e zhvilluar në fabrikën e Metalit në Kukës. Dëshmitë do të tregojnë se në pranverën e 99-ës, në veri të Shqipërisë i akuzuari ka kryer krimin e luftës së ndalimit arbitrar dhe trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme”, ka thënë ai.

Ai tha se çështjet gjyqësore nuk janë kundër Kosovës e UÇK-së, por individëve që pretendohet se kanë kryer krime gjatë luftës.

Pjetër Shala: Akuzat ndaj meje janë trillime, jam i pafajshëm

Në Hagë ka nisur gjykimi ndaj Pjetër Shalës, i cili akuzohet për krime lufte.

Prokurori i ZPS-së, ka paraqitur para trupit gjykues akuzat për të cilat akuzohet Pjetër Shala.

Prokurori ka thënë se Shala akuzohet me katër akuza për krime lufte, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë  dhe vrasje e paligjshme të gjitha këto të kryera në fabrikën e metalit në Kukës.

I akuzuari ngarkohet me këto vepra penale. Akuzohet si anëtarë i ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, ka thënë Prokurori.

Gjykatësja pastaj ka pyetur Pjetër Shalën se a i kupton akuzat më të cilat ngarkohet.

Shala ka thënë se nuk i pranon.

“I kuptoj por nuk i pranoj të gjitha janë shpifje dhe trillime. Jam i pafajshëm”, ka thënë Shala

Sot fillon gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Hagë

Sot, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) do të nisë gjykimi ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala ndaj të cilit rëndojnë akuza nën pretendimin për krime lufte.

Seanca është paralajmëruar se do të fillojë në ora 09:30, por do të transmetohet me 45 minuta vonesë.

Shala akuzohet mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me katër akuza për krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Pretendohet se krimet u kryen afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, që pretendohet se shfrytëzohej nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

“Deri më tani janë pranuar tetë persona për të marrë pjesë në proces si viktima dhe procesi i paraqitjes së kërkesave për pjesëmarrje si viktimë është ende i hapur. Personat të cilët mund të vërtetojnë se kanë pësuar dëm fizik, mendor ose material si rezultat i drejtpërdrejtë i një krimi të pretenduar në Aktakuzën e konfirmuar të korrigjuar, ende mund të paraqesin kërkesë për pjesëmarrje në proces. Këtu mund të përfshihen si personat që kanë pësuar dëm të drejtpërdrejtë ashtu edhe ata që kanë pësuar dëm jo të drejtpërdrejtë, për shembull, për shkak të lidhjes së ngushtë me një viktimë të drejtpërdrejtë që pretendohet se është vrarë ose lënduar”, njoftojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat