Policia e Kosovës publikon rezultatet e testeve të kandidatëve për zyrtar policor

Aktuale

Policia e Kosovës publikon rezultatet e testeve të kandidatëve për zyrtar policor

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 20:28
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka shpallë listën e rezultateve me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor.

Në njoftim thuhet se kandidatët që kanë arritur 70% e më lartë do ti nënshtrohen testit të shkathësive fizike.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës shpallë listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim me datën 20.02.2023.

Kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70% e më lartë do ti nënshtrohen testit të shkathtësive fizike. Testimi i shkathtësive fizike mbahet me datën 02.03.2023 në ora 10:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri. Kandidatët duhet të paraqiten dy (2) orë para fillimit të mbajtjes së testit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat