Punëtoria për Vetingun, vazhdon diskutimi dhe hartimi i Projektligjit

Aktuale

Punëtoria për Vetingun, vazhdon diskutimi dhe hartimi i Projektligjit

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 14:55
Punëtoria për Vetingun

Ministria e Drejtësisë, sot ka informuar është duke zhvilluar punëtorinë dyditore për hartimin e Projektligji për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në Sistemin e Drejtësisë, bazuar në kërkesën e Komisionit Ad- hoc të Kuvendit për Vetingun.

Projektligji, i cili derivon nga Amendamentet Kushtetuese dhe hartohet në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, ka për qëllim të përcaktojë rregullat, kriteret dhe procedurat për kontrollin e integritetit të subjekteve të kontrollit – nivelet e larta në sistemin e drejtësisë.

Tutje sipas draft ligjit, Autoriteti për Kontrollin e Integritetit do të jetë mekanizmi kompetent për realizmin e këtij procesi, i cili do të bëhet me qëllim të krijimit të një sistemi të drejtësisë të pavarur, paanshëm dhe me integritet.

Sipas kërkesës së Komisionit Ad-hoc, siç bëri të ditur MD, për këtë proces, drafti i finalizuar i Projektligjit do t’i dorëzohet Komisionit si autoritet kompetent për finalizimin e mëtejmë dhe procedim tutje.

Pjesë e kësaj punëtorie janë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, shoqëria civile, partnerët strategjik ndërkombëtar dhe ekspertë të pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat