Bajqinovci kritikon mediat: Që dy vjet po flasin për pakënaqësi e ndarje të VV-së

Aktuale

Bajqinovci kritikon mediat: Që dy vjet po flasin për pakënaqësi e ndarje të VV-së

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 23:50
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci teksa ka folur për shkarkimin e deputetit Haki Abazi nga pozitat në komisionet parlamentare, ka kritikuar mediat për raportime e tyre për këtë subjekt politik.

Ai derisa tha se brenda Vetëvendosjes s’ka çarje e as ndonjë problem tjetër, theksoi se sa herë kishte pakënaqësi të ndonjë deputeti të kësaj partie, mediat flisnin për ndarje e probleme.

“Në VV kemi kritika rreth dy vjet nga deputetët për cështje ligjislative apo dicka tjetër. Por, nga VV-ja s’ka largime. Për VV-në që dy vjet po flitet për pakënaqësi e ndarje pikërisht nga mediat.

Sa herë një deputet dhe kritikon për dicka, media thonë a ka çarje dhe a ka pakënaqësi. Nuk ka kurrfar çarje dhe probleme brenda VV-së”, tha  deputeti Bajqinovci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat