Zemaj: Abdixhiku bëhet kryeministër vetëm me vota, jo ndryshe

Aktuale

Zemaj: Abdixhiku bëhet kryeministër vetëm me vota, jo ndryshe

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 00:24
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se nuk ka plane që të rrëzohet qeveria Kurti nga opozita.

Zemaj, duke komentuar akuzat e pozitës se po përgatit një plan për rrëzimin e qeverisë, ka thënë se kjo nuk është as e mundur.

“LDK kthehet në pushtet vetëm me vota. Abdixhiku bëhet kryeministër vetëm me vota, jo ndryshe. Nuk ka mundësi tjetër dhe të tjerat janë vetëm akuza pa bazë” Opozita nuk i ka as votat për ta rrëzuar Qeverinë”, tha ai.

“Tendenca e Vv’së, kryeministrit dhe eksponentëve që të thotë se pranojmë planin franko-gjerman, e pastaj e qet tjetrin të thotë nuk e pranojmë Ascoiacionin e tjetrin që nuk e pranojmë një pikë tjetër është e gabuar. Ne kërkojmë përgjegjësi”, shtoi ai.

“Kur kemi folur ne me Escobarin, apo Escobarat që po thotë ai, ky ka qenë duke luftuar pavarësinë, e marrëveshjet e të tjerat. Kur ua kemi thënë ne Escobarëve që do të jemi të pavarur, ky ka qenë në demonstrata. Pavarësinë po e feston përgjysmë. Dikush nuk e njeh himnin, dikush Kushtetutën e dikush simbolet”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat