Aksidentet, Shala: Struktura e Policisë në trafik duhet të ndryshohet

Aktuale

Aksidentet, Shala: Struktura e Policisë në trafik duhet të ndryshohet

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 19:01
Drizan Shala

Eksperti i sigurisë Drizan Shala, në lidhje me aksidentet e shumta të trafikut, ka thënë se Policia e Kosovës duhet të ndryshojë komplet diskursin dhe strukturën e Policisë së trafikut.

Po ashtu, Shala ka thënë se Policia e Kosovës duhet të ketë më shumë pjesëtarë të policisë së trafikut, pasi sipas tij është një numër shumë i vogël i zyrtarëve që janë të specializuar në aksidente sa i përket çështjeve të trafikut.

“Mendoj që duhet të ndryshohet komplet diskursi dhe struktura e Policisë së trafikut, pra duhet të kemi më shumë pjesëtarë të policisë së trafikut, pasi ka një numër shumë të pakët të zyrtarëve që janë të specializuar në aksidente”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur se çdo vit në fillim të vitit, Policia zhvillon një fushatë ku aktivizon të gjitha strukturat, përkatësisht njësitë e qarkullimit rrugor, për të qenë në vendet më kyçe ku shkak i aksidenteve është gjithmonë shpejtësia.

Por, në këtë aspekt, ai ka thënë se çdo vit pra ka një plan operativ që përderisa ky plan operativ mbahet aktiv, ka një ulje drastike të aksidenteve me fatalitet.

Ndërkaq, ai ka thënë se në momentin që po mënjanohet dhe po lihet anash ky projekt apo kjo fazë e caktuar nga ana e Policisë së Kosovës atëherë po kemi një rritje të aksidenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat