​Udhëzimi për licencimin e mësimdhënësve në mars del në dëgjim publik

Aktuale

​Udhëzimi për licencimin e mësimdhënësve në mars del në dëgjim publik

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 14:55
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se dy marrëveshjeve që dalin nga procesi i Berilit, të cilat janë bërë ligje me miratimin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, do të jenë mundësi e mirë për studentët, të rinjtë dhe profesionistët në gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor.

Nagavci në një konferencë për media, fillimisht foli për vendosjen e gurthemelit e objektit të ri të Fakultetit të Ndërtimtarisë, i cili do të jetë modern dhe ka vlerën 8.9 milionë euro, ku pjesa më e madhe e fondit financohet nga BE. Ndërsa, pritet të përfundojë gjatë verës së ardhshme.

Ajo dha detaje për ligjin për arsimin e lartë, i cili është miratuar në Qeveri dhe tash është po shqyrtohet nëpër komisione. Ndërkohë, foli edhe për dy projektligje të miratuara dje në Kuvendin e Kosovës, të cilat lidhen me procesin e Berlinit në fushën e arsimit dhe mobilitetit.

“Të dy këto ligje të miratuara e mundësojnë mobilitetin e studentëve, lehtësira për të rinjtë tanë dhe po ashtu edhe mundësi për veprimin e profesionistëve pa barriera në 6 vendet e Ballkanit perëndimor. Ne jemi vendi i dytë që i kemi miratuar në Kuvendi këto marrëveshje, duke i shndërruar në ligje dhe pres që edhe vendet tjera t’i ratifikojnë sa më shpejt në mënyrë që të implementohen suksesshëm“, tha ajo.

Sipas saj, investimet në ndërtimin dhe renovimin e shkollave po vazhdojnë, ndërkohë, tha se kolikulen për fëmijërinë e hershme do ta finalizojnë gjatë këtij viti. Ajo u ndal edhe te udhëzimi administrativ për Këshillin Shtetëror për licencimin e mësimdhënësve dhe udhëzimin për licensimin e mësimdhënësve.

“Udhëzimin administrativ për licencimin e mësimdhënësve të cilin do ta finalizojmë gjatë muajit të ardhshëm dhe do të jetë në dëgjim publik ku do të kenë mundësi të japin komente të gjitha palën me interes, ne synojmë që të ndihmojmë në përmirësimin e cilësisë në arsim“, tha ajo.

Nagavci gjatë kësaj konference është pyetur për konkursin për rekrutimin e inspektorëve e arsimit.

“Konkursi për rekrutimin e 20 inspektorëve ka qenë i hapur në kuadër të Ministrisë së Brendshme, me aq sa kemi marrë informacione nga ministria kanë qenë diku 240 aplikantë, prej tyre në selektimin e parë ministria i ka identifikuar rreth 39 kandidatë të suksesshëm. Grupi apo ekipi i cili ka qenë kompetent për të zhvilluar intervistat me shkrim dhe me gojë është në proces të punës. Janë ndarë disa shqetësime të grupit bashkë me ne dhe kërkesa dhe vëmendja e insistimi jonë është që vetëm kandidatët që janë më të mirët, më të përgatiturit dhe që i plotësojnë kriteret do të jenë inspektorë të arsimit“, tha ajo, duke shtuar se përveç kësaj kanë paraparë edhe 20 inspektorë tjerë.

Ajo shtoi se gjatë muajin prill do të organizojnë një konferencë për gratë dhe vajzat në fushën stan, e cila pritet të jetë vjetore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat