Konjufca: Për këto 365 ditë, kemi qenë dëshmitarë të masakrave të tmerrshme të forcave ruse mbi popullin ukrainas

Aktuale

Konjufca: Për këto 365 ditë, kemi qenë dëshmitarë të masakrave të tmerrshme të forcave ruse mbi popullin ukrainas

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 17:10
Glauk Konjufca

Në njëvjetorin e invazionit rus në Ukrainë reagon Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca përmes një postimi në facebook u shpreh se lufta në Ukrainë ndryshoi tërësisht rrjedhën e rendit botëror duke krijuar kështu një sistem të ri ndërkombëtar që i ndan qartësisht shtetet demokratike nga ato që mbështesin autoritarizmin.

Ai gjithashtu tha se për këto 365 ditë, kemi qenë dëshmitarë të masakrave të tmerrshme të kryera nga forcat ruse mbi popullin ukrainas në kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare të luftës.

Jemi të lumtur që përmes ndihmës së ofruar nga Kosova, tash e një vit, 12 gazetarë ukrainas kanë zgjedhur Kosovën si vend strehim për të kryer misionin e tyre të guximshëm për të informuar mbarë botën për luftën që po ndodh atje”, përfundon ai.

Postimi i plotë:

Sot shënon 1 vjetori i agresionit të paprovokuar të Federatës Ruse në Ukrainë, ngjarje kjo që ndryshoi tërësisht rrjedhën e rendit botëror duke krijuar kështu një sistem të ri ndërkombëtar që i ndan qartësisht shtetet demokratike nga ato që mbështesin autoritarizmin. Për këto 365 ditë, kemi qenë dëshmitarë të masakrave të tmerrshme të kryera nga forcat ruse mbi popullin ukrainas në kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare të luftës.

Pavarësisht pamjeve të tmerrshme të luftës të cilat i kemi parë pothuasje çdo ditë - guximi, kurajo dhe atdhedashuria e popullit ukrainas na ka frymëzuar të gjithëve. Prandaj, në këtë përvjetor, bashkëndiej me dhimbjen e popullit ukrainas dhe humbjet e tyre.

Vetëm pak ditë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Kosova i ka dhënë mbështetje të plotë popullit të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të tyre dhe ka dënuar ashpër agresionin rus nëpërmjet Rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës, në mars 2022.

Jemi të lumtur që përmes ndihmës së ofruar nga Kosova, tash e një vit, 12 gazetarë ukrainas kanë zgjedhur Kosovën si vend strehim për të kryer misionin e tyre të guximshëm për të informuar mbarë botën për luftën që po ndodh atje. Njëkohësisht, shteti i Kosovës ka vendosur sanksione ekonomike dhe politike ndaj Rusisë, duke u rreshtuar kështu krah të gjithave shteteve demokratike.

Lufta në Ukrainë pashmangshëm cenon sigurinë në gjithë Evropën sikurse fitorja e Ukrainës është fitore për gjithë botën demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat