Qeveria e Kosovës ndan 40 mijë dollarë për vizitën e delegacionit të Preshevës në SHBA

Aktuale

Qeveria e Kosovës ndan 40 mijë dollarë për vizitën e delegacionit të Preshevës në SHBA

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 17:36
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje në formë elektronike.

Në këtë mbledhje Qeveria ka ndarë rreth 40 mijë dollarë për të mbështetur delegacionin e Luginës së Preshevës në vizitën në Washington DC.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike, në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C.

Me këtë vendim, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikan”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat