Gola: UP-ja është një lloj kurbani, sakrifikohet për cilësinë e arsimit të lartë

Aktuale

Gola: UP-ja është një lloj kurbani, sakrifikohet për cilësinë e arsimit të lartë

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 07:23
Ardian Gola

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola tha se Universiteti i Prishtinës është dukshëm më shumë sesa universitet.

Gola tha se Universiteti i Prishtinës është boshti kurrizor e identitar i shqiptarëve të Kosovës.

“Universiteti i Prishtinës ka një mori specifikash, të cilat e bëjnë të veçantë në tregun e arsimit të lartë. Universiteti i Prishtinës është dukshëm më shumë sesa universitet, është historia kulturore, identitare e politike e këtij vendi është boshti kurrizor, boshti identitar i shqiptarëve të Kosovës dhe duhet të trajtohet në një ndjeshmëri më specifike. Fatkeqësisht trajtimi i tij në diskursin publik është jo proporcional edhe me raport me kolegjet private dhe universitetet tjera publike në Kosovë”, vlerësoi Gola.

Më tej ai tha se UP-ja është një lloj kurbani, i cili paguan fatura për shumë probleme të arsimit të lartë.

“Disi më është krijuar përshtypja që Universiteti i Prishtinës është një lloj kurbani, i cili sakrifikohet për cilësinë e arsimit të arsimit lartë. Do të thotë paguan fatura për shumë probleme të arsimit të lartë”, u shpreh ai.

“Unë shoh nganjëherë banalitete televizive dhe publike ku Universiteti i Prishtinës përkatësisht logoja e tij, shoqërohet në një reportazh televiziv ku tematizohet çështja e ftesave publike për me hartu tema të diplomës. Dhe ja se çka po bëjnë studentët e Prishtinës, ku po i bëjnë temat e diplomës. Ai nuk është problem i Universitetit të Prishtinës. Ai është problem total i tregut dhe sistemit në të cilin ne po jetojmë”, theksoi profesori Gola.

Ai gjithashtu tha se ka një diskurs kriminalizues në raport me UP-në.

“Ka një diskurs kriminalizues, madje në raport me Universitetin e Prishtinës. Shumë nganjëherë disa statistike paushall të cilat në aspektin metodologjik lënë shumë për të dëshiruar që e kanë quajtur Universitetin e Prishtinës, universitet që deri në 70 për qind të profesorëve atje nuk e kanë plotësua kushtin për me pas thirrjet e tyre. Madje. Fatkeqësisht ka pas profesorë të cilët i janë referu atyre raporteve se gjoja Universiteti i Prishtinës 70 për qind nuk i ka plotësuar kushtet për me bart titullin që e ka. D.m.th ai profesor bëhet pjesë e një mashtrimi sistemik të të rinjve”, shtoi Gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat