Viktima e aksidentit në Deçan, ish-kandidat i VV-së për kryetar komune më 2013-tën

Aktuale

Viktima e aksidentit në Deçan, ish-kandidat i VV-së për kryetar komune më 2013-tën

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 14:20
Bilall Hadergjonaj

Një aksident me fatalitet në Rastavic të Deçanit ia mori jetën dje Bilall Hadergjonajt.

Policia ka shpjeguar se viktima fillimisht ishte vetaksidentuar me makinë në këtë fshat rreth orës 22:35, por që kishte shpëtuar.

Më pas, gjersa ai doli nga vetura dhe po kalonte rrugën, një veturë tjetër e goditi atë për vdekje.

Për vdekjen e tij kanë reaguar shumë figura publike, përfshirë kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj e ish-kryetari, Rasim Selmanaj.

Hadergjonaj ka qenë kandidat i VV-së për zgjedhjet për kryetar të komunës së Deçanit në vitin 2013.

Më pas, ai kishte kaluar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës gjersa ishte pjesë e Kuvendit Komunal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat